Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Zubin Potok, ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), raporton Gazeta Botapress.info
Burimet e Gazetës bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferit me veturë civile, i cili duke lëvizur mbrapsht ka goditur automjetin e EULEX-it.