Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
Telegrafi mëson se vetura ka dalë nga rruga, ndërsa ngasesi i vetures ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lidhur me rastin, policia ende nuk ka dhënë detaje./Botapress/