[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetëvendosje tallet me arrestimin e Haradinajt (FOTO)



Një portal satirik që menaxhohet prej zyrtarëve të Vetëvendosjes është tallur në me arrestimin e liderit të AAK’së, Ramush Hasradinajt. Ky portal ka publikuar një artikull duke thënë se Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër për arrestimin e liderit të AAK’së.

“Franca të tregojë se është shtet serioz, e jo të dorëzohet në lojërat e sllavëve të jugut. Ramushi u arrestua sepse dikujt i pengonte pjesëmarrja e tij në inaugurimin tim. Këtu gjithsesi që ka gisht Serbia, dhe nuk është mirë që një fuqi evropiane ka hyrë në vallen e Serbisë”, ka deklaruar Trump, thuhet në artikullin që ka publikuar ky portal satirik me titullin  “Trump reagon për arrestimin e Haradinajt: Franca mos të hyjë në vallen e Serbisë”. /express/