Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, sërish ka publikuar një video në të cilën targetohen kundërshtarët e saj politikë dhe bizneset.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare të partisë, VV-ja ka sulmuar liderët opozitarë, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiju dhe Ramush Haradinaj. Por nuk ka shpëtuar pa u përmendur edhe një figurë kyçe e PDK-së, sidomos në rajonin e Drenicës, Sami Lushtaku.
Në këtë video, VV pretendon se këta të fundit kanë të bëjnë me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika.
Me titullin “Çka ka çka s’ka këto 2 vite në Kosovë?”, Vetëvendosje ka sulmuar subjektet opozitare, për t’i krahasuar veprimet e tyre me të vetat, të cilat VV i konsideron si të arritura.