Janë certifikuar rezultatet për Kuvendet Komunale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja, LDK-ja në zgjedhjet e 17 tetorit i ka fituar 14 mandate në Kuvendin e Podujevës, ndërkaq Lëvizja Vetëvendose 13.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka katër këshilltarë komunalë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tre këshilltarë dhe Balli Kombëtar Demokrat vetëm një.
Kuvendi i Komunës së Podujevës, sipas statutit, përbëhet nga 35 anëtarë, dhe si rrjedhojë, Vetëvendosjes i duhen 18 anëtarë për të siguruar kështu shumicën e thjeshtë.
Ndryshe, në zgjedhjet e mbajtura të dielën, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj dolën fitues me 22 mijë 282 vota, kurse LDK me Ekrem Hysenin 18 mijë e 845 vota.