Burbuqe Hana, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe zyrtarisht ka marrë udhëheqjen e Telekomit të Kosovës për një mandat 3 vjeçar.
Klan Kosova raporton se Hana u vu në krye të Telekomit pas presioneve të mëdha ndaj bordit, kjo pasi që Komisioni Britanik i cili mori pjesë në rekrutimin për këtë pozitë propozoi për kryeshef të Telekomit, Kreshnik Domin.
Në fakt në rezultatet e prezantuara ky komision propozoi vetëm Domin për këtë pozitë. Domi aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të Shitjes në Telekomin e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga anëtarja e bordit, Mimoza Vila.
Përveç e afërt me VV’në, ajo kishte qenë aktive edhe në të paktën një protestë të kësaj partie, gjatë kohës kur ka qenë në opozitë.
Gazeta ka ditë që ka kërkuar sqarime nga Telekomi në lidhje me dy konkurse të hapura nga kjo ndërmarrje si dhe mundësinë e favorizimit apo kurdisjen e këtyre konkurseve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. /Botapress.info/.