• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Veterani e invalidi i LDB, 101 vjeçari Haxhi Beqë Syla i Gjakovës, e përshendeti “Takimin e Madh të Prishtinës

nga Bota Press
28 Maj, 2022
në Kulturë
ShareShareShare

Nga Ramiz LUSHAJ

101 vjeçari Haxhi Beqë Syla nga Shishmani i Gjakovës, tashti me banim edhe në lagjen “Dardani” (Piskot) të qytetit të Gjakovës, veteran e invalid i Luftës së Dytë Botërore, specialist i shquar i lapsit të ekonomistit financiar, me një familje atdhetare e me kontribute për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, i Ftuar i Nderit më i moshuari, e përshendeti me nji Fjalë të shkurtër “Takimin e Madh të Prishtinës”.
Veterani Haxhi Beqë Sylaj, që ka muajin e dytë kalendarik të 101 vjeçarit, erdhi nga qyteti i Gjakovës për të marrë pjesë në “Takimi i Madh i Prishtinës”, 13 maj 2022, i shoqëruar nga Ahmet Krasniqi (shih në foto)- miku i tij i afërt, pothuaj përditor në kafet e mëngjezit e rrugët e Gjakovës, në shtëpijat e tyre, në veprimtari të ndryshme, si dhe, gjithashtu, ishte në përkujdesje të Halil Ahmetit- drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, me të cilin takohen shpesh dhe rrijnë bukur shumë së bashkut. Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Beqë Syla, ishte luftëtar pjesmarrës deri në “Frontin e Sremit”, ku dhe mbeti i plagosur përjetësisht nga një shtangie-mbërdhirje muskuli në dorën e djathtë prej ngricave të dimrit të acartë të vitit 1945.
101 vjeçari Haxhi Beqë Syla është lexuesi më i moshuar i “Gazeta e Alpeve”, prej tre vitesh i abonuar i saj. Njiherit, merr pjesë edhe në veprimtari të “Gazeta e Alpeve” si në “Takimi PanShqiptar i Gjakovës” (24 qershor 2019) dhe në “Takimi i Madh i Prishtinës”-Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik (13 Maj 2022).
101 vjeçari Haxhi Beqë Sylaj e ka një bibliotekë të vogël në shtëpijat e tij, lexon pothuaj çdo ditë libra, disa sish dhe pa syze. I lexon pothuaj çdo ditë deri në 70-80 apo dhe 100 faqe libri dhe në kuvendime odash apo tavolina kafeje flet për përmbajtjen e tyre, etj. Ai, gjatë jetës së tij, nga rinia nëpër luftëra e deri tek pleqëria në paqe shtetndërtimi të Kosovës, i ka (ri)lexuar Fishtën (me “Lahuta e Malcisë” e “Mrizi i Zanave” etj.), “Lulet e verës” të Naim Frashërit e plot vepra të Vëllezërve Frashëri, Asdrenin, Çajupin, si dhe Nolin e Konicën…e deri tek veprat më të reja të Jusuf Buxhovit si vepra disavëllimshe “Kosova” apo vepra e Adem Lushajt “Krimet Serbe në Kosovë. Rasti i Deçanit” (këto dy vepra të Buxhovit e Lushajt të sponsorizuara e botuara nga humanisti e botuesi shqiptaro-amerikan Ramiz Tafilaj i Kosovës e Teksasit në Amerikë)
Veterani Haxhi Beqë Syla, gjatë vitit të kaluar (2021) e ka lexuar dy herë librin e Presidentit Amerikan Joe Biden me titull “Premtomë, baba” (“New York Times Bestseller”), i botuar në shqip nga Shtëpia Botuese “Pema” në Kosovë, më 2020.

I kam shkue për vizitë në shtëpinë e tij në Gjakovë, vet i dyti-bashkë me Halil Ahmetin, duke mbetë me vlerësime e kujtime të mira, duke ikë me dëshirën për t’u kthyer prapë aty në banesën e Haxhi Beqë Sylajt të Gjakovës.
Veterani e invalidi i Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Beqë Sylaj, është një mjeshtër i mirë në përdorimin e çiftelisë, sidomos me sinkopa – lojë gishtash mbi perdet e instrumentit popullor, sikur të ishte Artisti i Popullit, i ndjeri Ndue Shyti i Pukës, ku të preferuarit e tij janë artistët emërmëdhenj Maxhun Fazlia, Dervish Shaqa, Demush Neziri, Lan Dobra e të tjerë. Ai është dhe një këngëtar i mirë, ka kënduar gjithë jetën e tij për vete e për të tjerët, gjithëherë e gjithkund, sidomos i kishte ma për qejf disa kangë si “Kënga e Halil Gashit” që kujton se po e këndon me të vertëtë artisti i mirënjohur Maxhun Faslia i Kosovës dardane.
Veteranit e invalidit të Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Beqë Sylaj, ikonë historie e lavdie nëpër kohëra të vështira, simbol jetëgjatësie shqiptare, i talentuar në lapsin e ekonomistit financiar, fort i dhanun pas leximit të librave e shtypit, mik i mirë i “Gazeta e Alpeve”, abonues e lexues i çmuar dhe i përhershëm i saj, pjesmarrës në veprimtari të saj në Gjakovë e Prishtinë, i urojmë të ketë shëndet të plotë e jetë të gjatë për të ardhë dhe në “Kuvendi i Madh i Alpeve” në Tiranë, me 17 të Nëntorit 2022.

 

 

Të ngjashme

Kulturë

Neviana Shehi: E tashmja reale, si pengesë!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kulturë

Nimon Muçaj: Çele gur gojën?

nga Bota Press
23 Qershor, 2022
Kulturë

Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë..

nga Bota Press
23 Qershor, 2022
Kulturë

“Ah bre Vjosë”, deputetja me fjalë prekëse për producenten Berisha që vdiq sot

nga Bota Press
23 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.