[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veteranët marshojnë kundër matjes së territorit



Sot me 15 shkurt, Dega e OVL të UÇK-së në Pejë, e mbështetur nga Degët Deçan, Istog dhe Gjakovë, zhvilloi një marsh protestues kundër matjes së territorit të vendit tonë.
Të pranishmëve iu drejtua, Kryetari i OVL të UÇK-së Pejë, Gazmend Syla, i cili mes tjerash tha: “As kryetari Hivziu, e as antarët e Komisionit asnjëherë nuk e kanë dëshmuar me ndonjë akt se e dojnë vendin e tyre. As para as pas, e në luftë as që bëhet fjalë”.
Veteranëve iu drejtua edhe Rasim Mulaj në emër të komunitetit deçanas kundër demarkacionit si dhe Ali Geci në emër të stërgjyshërve të rënë për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.
Në fund kryetari Syla, i dërgoi porosi deputetëve që të mos votojnë demarkacionin në kufinjt aktualë, të mos mashtrohen me para e poste, sepse pasardhësit e tyre do ta bartin vulën e tradhëtisë së tyre ndaj vendit. Gazmend Syla tha se të gjithë ne të pranishmit, përshëndesim Komandantin e Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj, i cili filloi kundërshtimin e faljes së territorit, pikërisht në këtë vend.
Marshi, ku morën pjesë disa qindra veteranë, përfundoi i qetë.