[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veteranët e UÇK’së të shtunën organizojnë protestë për lirimin e Ramush Haradinajt



Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, të shtunën do të organizojnë protestë gjithëpopullore në mbështetje të kreut të AAK-së dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Në komunikatën e dërguar  thuhet se Organizata e dalura nga Lufta e UÇK-së ka bërë thirrje që në protest të dalin të gjithë pa dallim partie a shoqate.

Protesta do të mbahet ditën e shtunë me datën 21 janar 2017 ora 13:oo, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti të Serbisë, derisa në seancën gjyqësore të mbajtur në Kolmar të Francës, Haradinaj është liruar me kusht.