[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veteranët e UÇK’së sot në protestë për Ramush Haradinaj



Organizata e Veteranëve të UÇK’së ka paralajmëruar sot protestë para “New Born” në Prishtinë, për shkak të arrestimit të kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj në Francë

OVL e UÇK’së, protestën do e fillojnë në ora 13:00 si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt.

“Do të tubohemi te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë (New Born), për të filluar marshon protestues paqësor deri të Ambasada e Francës, ku do të protestohet për lirimin e komandantit Ramush Haradinaj”, ka paralajmëruar OVL e UÇK’së.