• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vetëm për tre muaj, Ambasada e Zvicrës lëshoi mbi 10 mijë e 400 viza për kosovarët

nga Bota Press
13 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Marrja e rrugës drejt Evropës, por edhe më larg, vazhdon të jetë një prej vendimeve më të shpeshta të qytetarëve të Kosovës.

Ndër vite, numri i të rinjve që po e shohin zgjidhje ikjen nga Kosova po vazhdon të rritet. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë nga të paktët vende në botë që ende nuk ka liberalizim të vizave, edhe pse Kosova për më shumë se 4 vite i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Për ta kuptuar numrin e kosovarëve që kanë aplikuar për vizë në ambasadën e Zvicrës brenda tre mujorit të parë të këtij viti, lajmi.net ka kontaktuar Ambasadën e Zvicrës në Kosovë.

Nga kjo ambasadë kanë bërë të ditur se për tre muaj, janë dhënë 10 mijë e 441 viza për kosovarët, 523 prej të cilave për qëndrim afatgjatë, që përfshijnë vizat e punës, të bashkimit familjar, përgatitje për martesë e të tjera.

“Janë lëshuar 523 viza për qëndrime afatgjatë si puna, bashkimi familjar dhe përgatitjet për martesë. Në vitin 2021 janë dhënë 17215 viza.”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

E numër mjaft i lartë i vizave që janë dhënë nga kjo ambasadë ishte edhe në vitin 2021. Ambasada e Zvicrës ka bërë të ditur se në vitin 2021 janë dhënë gjithsej 17 mijë e 215 viza.

“Për vitin 2021 janë dhënë 2522 viza për qëndrime afatgjatë si punë, bashkim familjar, përgatitje për martesë.”, theksohet tutje në përgjigjen e ambasadës zvicerane.

Përpos kësaj, Ambasada e Zvicrës ka bërë të ditur se shumica e vizave të lëshuara për kosovarët janë të llojit C, apo për qëllim të vizitave familjare.

Kurse sa i përket vizave të llojit D, ku hyjnë bashkimi familjar, viza pune dhe viza studentore më së tepërmi ka për bashkim familjar.

“Shumica sosh janë viza të llojit C të lëshuara për qëllime vizitash familjare, ndërsa sa u përket vizave të llojit D (bashkim familjar, viza pune, viza studentore) – 95% sosh janë lëshuar për bashkim familjar.”.

E jo vetëm në Zvicër. Për vetëm një muaj 48 mijë kosovarë kishin synuar Gjermaninë, duke kërkuar vend pune.

Shumë prej të rinjve të cilët ikin nga Kosova, tentojnë të sigurojnë një vend pune jashtë vendit në mënyrë që të sigurojnë jetesën diku në vendet e Evropës. Tregu gjerman i punës ka dalë të jetë shumë “joshës” për të rinjtë kosovarë.

Ditë më parë lajmi.net ka raportuar se vetëm në mars të vitit 2022, Ambasada e Gjermanisë ka pranuar 48 mijë e 44 kërkesa për terminet të cilat janë në dispozicion për aplikim për vizë pune.

“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine në shtetet e Ballkanit Perëndimor jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit. Për procedurën e shortit në mars 2022 ambasada i ka pranuar 48.044 kërkesa për terminet që janë në dispozicion për aplikim për vizë.”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Kjo ambasadë ofron deri në 800 termine çdo muaj për këtë kategori.

“Para pandemisë, në vitin 2019 Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar më shumë se 50.000 viza. Prej tyre rreth 36.000 viza kanë qenë për qëndrime afatshkurtra (viza Schengen), si dhe rreth 15.000 viza nacionale për qëndrime afatgjata (d.m.th. për bashkim familjar, viza pune, viza studimi, etj.).”, u shtua tutje në përgjigjen e ambasadës gjermane.

E në vitin 2021, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka lëshuar rreth 34 mijë viza.

Në këto viza janë përfshirë 17 mijë viza afatshkurtra, si dhe rreth 17 mijë viza për qëndrime afatgjate ( për qëllime të bashkimit familjar, viza të punësimit, studimit dhe të tjera.

“Në vitin 2021 Ambasada Gjermane në Prishtinë ishte një nga ambasadat gjermane që ka lëshuar më së shumti viza në mbarë botën”.

Tags: Ambasada e Zvicres

Të ngjashme

Aktuale

Gërvalla mesazh Irlandës për punën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Aktuale

1 milion e 500 mijë euro për Gjykatën Komerciale këtë vit, pritet t’i ketë 20 gjyqtarë

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Aktuale

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga paraqitja e rasteve të lisë së majmunëve

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Aktuale

Për dy muaj 425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së

nga Bota Press
21 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë
  • Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë
  • Prishtinë: Krijohen kolona të gjata pas shndërrimit të unazës në njëkahore
  • Publikohet raporti i fundit për rastet me Covid në 24 orët e fundit
  • Ekspertët: Turqia kërkon vëmendjen e Presidentit Biden

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.