Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga sezoni i tretë i emisionit të dashurisë “Për’puthën”, pas shumë sakrificave, dinamikave dhe skandaleve që ndodhën midis tyre.
Ata kanë qenë pjesë e intervistave të ndryshme kohëve të fundit, ku kanë shprehur ecurinë e lidhjes së tyre dhe ku çdo gjë dukej sikur po shkonte shumë mirë.Megjithatë, ditën e sotme, Bashkimi ka bërë një deklaratë shumë surprizuese dhe të papritur, në të cilën njofton ndarjen e tij nga Alvisa.
Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.
I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program. Jeta vazhdon.”- ka shkruar ai, pa na zbuluar arsyen konkrete të ndarjes.