[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetëm gjenitë dhe skizofrenët u përgjigjen këtyre tri pyetjeve saktë



Mënyra se si një njeri i përgjigjet pyetjeve të drejtpërdrejta tregon shumë për të dhe për gjendjen e tij mendore. Psikologët nga e gjithë bota mblidhen për të gjetur pyetje të cilat e determinojnë  nese një njeri është gjeni, skizofren, apo të dyja bashkë.

Këtu janë tri pyetje të cilat e përcaktojnë qartë se cili është personaliteti juaj i fshehur:

 

 Çka kanë të përbashkët çajniku dhe anija?

 

 Çka kanë të përbashkët vetura dhe tornadoja?

 

Çka kanë të përbashkët këpuca dhe lapsi?

 

Kush je ti?

Nese ju as që u munduat t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve, mos u brengosni- gjendja juaj mendore është plotësisht e shëndetshme. Por, nese ju i gjetet dallimet dhe kjo për ju ishte diçka shumë e thjeshtë, atëherë ju keni probleme psikologjike dhe duhet të kërkoni ndihmë profesionale.

Ky lloj i testit është një shembull i “metodës kundërvënëse”, e cila përdoret për ta matur shkallën e vetëdijes së dikujt. Nese njeriut me një mendje të shëndoshë i shtrohet pyetja “Çka kanë të përbashkët një sorrë me një tavolinë?”, ata sigurt do të përgjigjen “Asgjë”. Ata kanë të drejtë në fakt, sepse në përgjithësi këto dy gjëra nuk mund të krahasohen.

Nga ana tjetër, dikush që vuan nga skizofrenia menjëherë do të fillonte ta bënte krahasimin, t’i gjej të përbashkëtat e do të bentë lidhje të thella ndërmjet dy gjërave. Ata madje do të arrinin në atë pikë sa të thonë se tavolina shërben për të shkruar letra mbi të, e sorra ka këmbë me anë të të cilave edhe mund të shkruajmë.

Por, cili është dallimi ndërmjet përgjigjes së një skizofreni dhe një gjeniu?

Dallimi është se skizofreni do të përgjigjet në këto pyetje menjëherë, ndërsa gjeniu do të ketë nevojë të koncentrohet, t’i eliminojë idetë e panevojshme e t’i futë ato më logjiket dhe në fund të vie me një përgjigje të vërtetë dhe të veçantë, shkruan Bright Side,