[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetëm gjatë janarit u raportuan të zhdukura 18 vajza të reja



Vetëm gjatë muajit janar, 18 vajza të moshave të ndryshme, janë raportuar të zhdukura në Policinë e Kosovës. Pavarësisht që ky numër konsiderohet i madh, kjo për përfaqësuesin e rendit në Kosovës, nuk është shqetësues.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës, thonë se zhdukja e vajzave nuk lidhet me ndonjë rrjet kriminal, por me arsye të tjera që ato zgjedhin të ikin nga familja.

Zyrtarët policorë thonë se pavarësisht që ato largohen nga shtëpia pa njoftuar anëtarët e tjerë të familjes, shumë shpejt bëhet e ditur vendndodhja e tyre. Ata thonë se dallojnë rastet, pasi që ka prej atyre që me dëshirë zgjedhin këtë rrugë.

Për sociologun Fadil Maloku arsyet se pse një femër mund të braktis familjen e saj jenë të shumta, njëra ndër to mund të jetë edhe statusi social.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur rreth 250 raste që familjarët kanë raportuar për vajza apo gra të zhdukura.

Ndryshe, gjatë vitit 2015, Donjeta Pajaziti nga Strellci i Komunës së Deçanit ishte raportuar e zhdukur dhe pas disa javësh ishte gjetur e vdekur në malet e këtij fshati.