• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vetëm 35 inspektorë të punës janë aktivë në Kosovë, kërkohet mbështetje nga Qeveria

nga Bota Press
15 Maj, 2022
në Lajme
ShareShareShare
Zëvendëskryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku, tha se kanë të angazhuar 35 inspektorë që bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në gjithë territorin e Kosovës.

Millaku tha se numri i inspektorëve është i vogël, krahasuar me numrin e madh të bizneseve. Sipas tij, ligji ka përcaktuar shkallën e gjobave dhe inspektorët e kanë të drejtën e shqiptimit të tyre kur hasin në shkelje të të drejtave.

“Tani për tani i kemi 35 inspektorë që ushtrojnë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në gjithë territorin e Kosovës. Prej 35 inspektorëve, 8 i kemi serbë, 27 të tjerë janë nga komuniteti shqiptar. Është numër i vogël krahasuar me numrin e madh të bizneseve dhe problematikave që shtrohen para shoqërisë tonë në raport me punëdhënës dhe punëmarrës, por edhe nga siguria dhe shëndeti në punë”.

“Shkeljet e punëtorëve janë nga më të ndryshmet. Por problemi më i madh është shkelja e të drejtave nga siguria dhe shëndeti në punë, sepse aty atakohet jeta dhe shëndeti i punëtorëve në punë. Për momentin ligji ka përcaktuar shkallën e gjobave, ku inspektorët e kanë të drejtën e shqiptimit të gjobave”, tha Millaku.

Tutje, ai shtoi se palët e pakënaqura me vendimet e Inspektoratit të Punës mund të ngrisin rastin në gjykatë.

Numri më i madh i aksidenteve rezulton të jetë nga sektori i ndërtimtarisë, andaj Millaku kërkon më shumë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, raporton EO.

“Rastet në gjykatë shkojnë me konflikt administrativ, palët e pakënaqur me vendimet e inspektorëve të punës mund të ngrisin rastin në gjykatë”.

“Kur ka raste të lëndimeve në punë dhe elemente të veprave penale, atëherë raportin e përcjellim në prokurori dhe prokurori është ai që vendosë a të vazhdohet më tutje”.

Të drejtat e punëtorëve shkelen që nga fillimi i punës e deri tek përfundimi i punës.

“Ne kemi problematikën kryesore, sepse numri më i madh i aksidenteve ka rezultuar të jetë nga ndërtimtaria. Por nuk do të thotë që nuk kemi rrezik potencial edhe në veprimtari të tjera qoftë në prodhim, qoftë tregti e transport që nuk përjashtohet mundësia e aksidenteve”.

“Nga Qeveria kërkojmë përkrahje më të madhe dhe kanë një synim të mirë në kuptimin e ndihmës në konsolidimin e inspektoratit të punës në tërësi”, tha ai.

Të ngjashme

Lajme

EMRI/ Zbulohet identiteti i personit që humbi jetën në Sukth, me precedentë të mëparshëm penalë

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Luana vazhdon fushatën, poston foto më shenja dhune

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Kosovë

Krasniqi: Rritja e çmimit të rrymës nga Qeveria dhe ZRRE ishte i padrejtë – i shpëtuam rreth 450 mijë familje

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Elvana rrëzohet në makinë para after-partyt

nga Bota Press
18 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Ambasadori Hovenier: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundur në mandatin e Kurtit dhe Vuçiqit
  • Gjukanoviq: Kurrë s’ka qenë opsion tërheqja e njohjes së Kosovës
  • Kurti: Vuçiq e lansoi Ballkanin e Hapur kur BE i refuzoi Shqipërinë e Maqedoninë dhe kur VV fitoi zgjedhjet
  • Gjukanoviq lë të hapur mundësinë e korrigjimit të kufirit nga komisioni i përbashkët
  • Avokati i Thaçit i bindur: Do të shpallet i pafajshëm

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.