[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veseli nis vizitën në SHBA, i premtohet mbështetje e madhe për Kosovën (FOTO)



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlmentari Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, po qëndron në ShBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kryetarit të Kuvendit.

Sipas njoftimit, në ditën e parë të vizitës, kryetari Veseli ka zhvilluar takim me kongresmenin e Partisë Republikane, Robert Aderholt, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në këtë takim, Veseli ka marrë konfirmimin e kongresmenit republikan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e parezervë për Kosovën dhe do të japin mbështetje edhe më të madhe për arritjen e njohjeve të reja.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeparlamentari Veseli do të ketë edhe takime të tjera dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington. /Lajmi.net/

16425566_10212717498310283_1631213480_n 16491318_10212717498150279_2099040801_o