[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veseli: Ja si e bëra gruan për vete



Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ishte mysafir në emisionin satirik “Natën me Fatmir Spahiun”.

Gjatë këtij emisioni ai ka treguar se si e ka kaluar Ditën e të Dashuruarve dhe si është njohur me bashkëshorten e tij.

“Shën Valentini për ne është çdo ditë, unë shpreh respekt të madh ndaj gruas dhe familjes. Për këtë 14 shkurt kam qenë pothuajse tërë ditën në Kuvend. Gruan e kam bërë për vete përmes shikimit, e dini edhe ju që jam ekspert në përpëlitje të syrit”, ka thënë Veseli.

Tutje ai ka treguar edhe për shoqërinë dhe raportet me presidentin Hashim Thaçi, transmeton Lajmi.net.

“Prej kohës së studimeve jemi miq, kemi ndarë një jetë të tërë. Tani punët i kemi të ndara, presidenti është njeriu kryesor i shtetit, përfaqësimi ynë”, është shprehur kryetari i Kuvendit.