[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veseli: Haradinaj të lirohet sa më parë, raste të tilla nuk duhet përsëritur



Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt është i papranueshëm.

“Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm. Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka shkruar Veseli në Facebook.