[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veseli: Dritëro Agolli gjithmonë transmetonte urtësi



Kreu i Parlamentit, Kadri Veseli, ka shkruar se vdekja e shkrimtarit Dritëro Agolli, është humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare.

“Agolli ishte mjeshtër i rrallë i poezisë dhe prozës letrare, por edhe një intelektual që në angazhimin e tij politik transmetonte gjithmonë urtësi, humanizëm dhe mendime vizionare për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe kudo që ata jetojnë”- ka shkruar Veseli në Facebook.