[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veseli bisedë telefonike me Xhaferin – i ofron mbështetje të plotë



 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talal Xhaferi me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe rajon.

Kryetari Veseli e ka uruar kryeparlamentarin Xhaferi për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa i ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë.

 

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë telefonike me kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferin, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe në rajon, për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për rëndësinë e stabilitetit në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

 

Një Maqedoni shumetnike dhe unike, sipas kryeparlamentarit Veseli, është në interes të qytetarëve që jetojnë në të, por edhe në interes të stabilitetit rajonal.

 

“Me z. Xhaferi, të cilit i ofrova bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, u zotuam se do të mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë të kontribuojmë që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë të mos devijojnë nga kursi i integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Veseli.