Sikurse mbrëmë, edhe në mëngjesin e së premtes kanë vazhduar reshjet e shiut në Kosovë.Kjo ka bërë që rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë të vërshohet nga shiu.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve.
Kurse nga reshjet e natës së kaluar më së shumti dëme pësuan disa fshatra të komunës së Gjilanit, ku madje kryetari Lutfi Haziri iu kërkoj qytetarëve që në rast përkeqësimi të situatës të largohen nga shtëpitë e tyre./Botapress/