Edhe në Mitrovicën e Veriut, që javën e kaluar ishte pikë e nxehtë e tensioneve mes Policisë së Kosovës dhe serbëve, po mbahet procesi zgjedhor lokal.
Gazetarët që gjenden në këtë pjesë, kanë raportuar se atje sot vërehet një situatë e qetë.Megjithatë, siç raportojnë ata, dora e shtetit atje nuk vërehet pasi që shumica e veturave që qarkullojnë janë pa stikera.
Në mesin e tyre, ka vetura me targa “KM” e “BG” që nuk kanë të vendosur stikerët në simbolet e shtetit të Serbisë.
Vlen të ceket se sot nga pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut janë larguar ushtarët e KFOR-it që po qëndronin aty prej dy javësh. / Botapress.info/