Mediumi lokal “Mitropol” mbrëmë ka publikuar një fotografi të qytetit të Mitrovicës, ku pjesa jugore e qytetit shihet në terr, derisa pjesa veriore ngjan me Las Vegasin e Amerikës.
Një fotografi e tillë ka qarkulluar gjithandej nëpër rrjete sociale, derisa qytetarë të shumtë janë ankuar për rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike në vend. KEDS ka njoftuar për rikthimin e reduktimeve, që sipas kompanisë do të zgjasë dy orë në ditë.