Sapo ka marrë mandatin e ri, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka marrë një vendim. Ai ka ndaluar përdorimin e veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt, pas orarit zyrtar, përkatësisht dhe fundjavave.
“Vendimi i parë i Kryetarit Aliu: Ndalon përdorimin e veturave të Komunës, pas orarit zyrtar
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndër vendimet e para që mori sot, ishte vendimi për ndalimin e përdorimit të veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt, pas orarit zyrtar, përkatësisht dhe fundjavave. Kjo vendim, përkatësisht kjo masë ndërmerret me qëllim, mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë edhe kursimin e parasë publike“, thuhet në njoftim./Indeksonline/