Ndërsa trupat ruse vazhdojnë pushtimin e tyre në Ukrainë, çështja e aleancës është vazhdimisht në debat.
Derisa shumica e vendeve e kanë dënuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe kërcënimin e sovranitetit të saj, të tjerat mbeten në mbështetje të veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin.
Putin lëshoi një paralajmërim tashmë famëkeq për ata që qëndrojnë kundër tij të enjten, duke thënë se pasojat për ndërhyrjen në pushtimin e tij në Ukrainë do të ishin “më të mëdha se çfarëdo që keni hasur në histori”.
Duke refuzuar të tërhiqet, presidenti i SHBA Joe Biden dënoi aleatët e Rusisë dhe lëshoi paralajmërimin e tij, duke thënë se çdo vend në mbështetje do të “njolloset nga shoqërimi”, transmeton Demokracia.com.Këtu është një listë e vendeve që zgjedhin të mbështesin Rusinë:
- Bjellorusia
Në shumë raste Bjellorusia e ka mbështetur Rusinë duke u përpjekur ose të justifikojë ose të hedhë poshtë veprimet e vendit.
Të dërguara fillimisht për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake deri më 20 shkurt, rreth 30 mijë trupa ruse në Bjellorusi do të qëndrojnë tani për një kohë të pacaktuar. Kjo i bëri presion më tej Ukrainës që të ishte më e vetëdijshme për kufijtë e saj, pasi kryeqyteti i vendit Kiev është vetëm rreth 150 km larg, nga kufiri me Bjellorusinë.
- Kina
Kina ka refuzuar ta quajë sulmin rus ndaj Ukrainës një “pushtim”.
Ndihmësministri i Jashtëm, Hua Chunying, ka refuzuar të japë po ose jo, si përgjigje për këtë temë, përkundrazi ka zgjedhur të fajësojë SHBA-në dhe pretendon se Biden ndezi zjarrin gjatë konfliktit fillestar.
- Irani
Irani fajëson praninë, NATO-s në rajon. Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, tha se kriza është “e rrënjosur në provokimet e NATO-s”.
- Koreja e Veriut
Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong, i njohur për shtetin e tij autoritar, peshoi mbi pushtimin rus. Ai kërkoi që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin “politikën e saj armiqësore për izolimin dhe dobësimin” e Rusisë.
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut e quajti gjithashtu vendosjen e 3000 trupave amerikane në Gjermani, Poloni dhe Rumani, “një shqetësim serioz për sigurinë”.
- Siria
Disa orë pasi Putin kishte shpallur njohjen e Republikës Popullore të Luhanskut dhe Republikës Popullore të Donetskut si shtete të pavarura, Ministri i Jashtëm Faisal Mekdad bëri një deklaratë në pajtim.
- Venezuela
Më herët në shkurt, presidenti venezuelian Nicolas Maduro tha se vendi do të kishte “bashkëpunim të fuqishëm ushtarak” me Rusinë. Dy vendet kanë marrëdhënie të ngushta.
“Venezuela shpall mbështetjen e saj të plotë për presidentin Vladimir Putin në mbrojtjen e paqes në Rusi”, tha Maduro në një konferencë shtypi të martën.
- Nikaragua
Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega ishte një nga liderët e parë botërorë që shprehu mbështetjen e Rusisë. Të hënën, ai fajësoi Ukrainën për nxitjen e luftës duke kërkuar anëtarësimin në NATO. “Kjo shpjegon pse Rusia po vepron kështu. Rusia thjesht po mbron veten”, tha Ortega.
Vendet e tjera, të cilët dihet se janë aleatë rusë, nuk kanë marrë ende një qëndrim për konfliktin. Kjo përfshin vendet në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) me Rusinë si Armenia dhe Kazakistani./Botapress.info./