[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vëllezërit Xhaka, ndër më të dalluarit në futboll



Vëllezërit të cilët merren me futboll përbëjnë gjithnjë lajm, sidomos kur luajnë kundër njëri-tjetrit.

Shqiptarët kanë vëllezërit Xhaka. Taulanti dhe Graniti nuk janë vetëm të njohur për shkak se kanë luajtur kundër njëri-tjetrit, por ata luajnë futboll në nivelin më të madh. Taulanti aktivizohet për Shqipërinë dhe Baselin, derisa Graniti për Zvicrën dhe Arsenalin.

Gazeta më e madhe sportive në Itali, “Gazzetta Dello Sport” ka bërë një përshkrim me vëllezërit më të njohur në futboll, në mesin e tyre edhe vëllezërit shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

“Vetëm një gjë të përbashkët në karrierat e tyre: Baseli. Në jetë, gjithmonë kanë bërë zgjedhje të ndryshme, mbi të gjitha ajo e kombëtares me të cilën kanë preferuar të luajnë. Graniti ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa Taulanti Shqipërinë. Të dy, për herë të parë janë përballur me njëri-tjetrin në fushën e lojës në Evropianin ‘Francë 2016’”, ka përshkruar “Gazzetta” vëllezërit Xhaka.