[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vëllai i vogël i Haradinajve viziton Ramushin në Strasburg, pret të kthehen bashkë (Foto)



Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të ketë përkrahjen e miqve dhe familjarëve.

Para seancës së nesërme, atë e ka vizituar vëllai i vogël Vetoni, i cili pret lirimin e tij.

Në një fotografi të postuar në Facebook, Haradinaj shihet i gëzuar gjatë kësaj vizite.

Seanca dëgjimore për Haradinajn do të fillojë nesër në orën 14:00 në gjykatën e Colmarit, ku më pas do të vendoset për ekstradimin e tij në Serbi.