• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vëllai i komandant Malishevës i kërkon përballje Vehbi Kajtazit: Ku janë ato 3 milionë..

nga Bota Press
14 Dhjetor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Deklarata e gazetarit Vehbi Kajtazi, se grupi i “Kumanoves” është një bandë kriminale, ka nxitur shumë reagime në opinionin publik.

Një ndër ata që i ka reaguar Kajtazit është edhe Dardan Krasniqi, vëllai i Muhamet Krasniqit, u njohur si komandant Malisheva, i cili është i dënuar më burgim të përjetshëm si pjesë e grupit të “Kumanovës”.

“Vehbiun, kurrë në asnjë debat kur flitët se si bandat e kriminelët në veri të Kosovës, bëjnë lloj lloj krimi dhe cenojnë e sfidojnë çdo ditë shtetin tonë organet e sigurisë e KFOR-in, nuk fletë për to me gjuhën pasionin e zellin që foli për Grupin e Kumanovës, e që ky grup i ka 10 dëshmor, përveq që edhe në keto tema e keni dëgjuar se si kritikon e fyen institucionet tona për ndërhyrjet atje, duke legjitimuar bandat e vërteta serbe e në anën tjetër mohon e shpifë të vërtetën e historisë se një grupi, e një kombi e një lufte!.. “, shkruan ndër tjerash Dardan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Mbi Vehbiun mbrëmë!

… Krejt në rregull me atë që e mendon dhe e thotë Vehbi Kajtazi, por edhe të tjerët që ndajnë mendim të njëjtë me të! Nuk është çudi! Ne e dimë që në vitin 1998 Adem Jasharin, po të tillë shqiptar në mes të Prishtinës e Ismet Jasharin-Kumanovën në mes të Shkupit i kanë quajtur kriminel, terrorist, banda, ashtu siç thoshte edhe Millosheviqi në Beograd. Madje edhe sot janë në listat e tyre si të tillë.

Ajo që unë marr shkas më e komentu mbi atë që mbrëmë e tha; është, se ka ky zell e pasion i madh për të ndertu të paverteta, përderisa edhe në krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut partnerët e koalicionëve (Shqiptar e Maqedon) po bëjnë marrëveshje edhe me pikat: që të zbulohën rastët e montuara të ndodhura atje!

Si çdo natë edhe mbrëmë e kam përcjellë me qetësi debatin – edhe pjesën (boom) në lëshimin e gjuhës!

Vehbiun, kurrë në asnjë debat kur flitët se si bandat e kriminelët në veri të Kosovës, bëjnë lloj lloj krimi dhe cenojnë e sfidojnë çdo ditë shtetin tonë organet e sigurisë e KFOR-in, nuk fletë për to me gjuhën pasionin e zellin që foli për Grupin e Kumanovës, e që ky grup i ka 10 dëshmor, përveq që edhe në keto tema e keni dëgjuar se si kritikon e fyen institucionet tona për ndërhyrjet atje, duke legjitimuar bandat e vërteta serbe e në anën tjetër mohon e shpifë të vërtetën e historisë se një grupi, e një kombi e një lufte!..

– Ai përmes këtij fjalori sfidoi prapë institucionët në Kosovë dhe në këtë pikë deshta me e ngritë disa tema:

– Vehbi a duhët me shku në Gllogjan e Velani tek varrezat e dëshmorëve ku janë të vorrosur “10 kriminel nga lagjja e trimave” e me i heq zvarrë nga aty sepse nuk janë dëshmor por kriminel!?

– Vehbi si e paska ditur Gruevski e Ali Ahmeti rastin që do të ndodhë, e paskan ardhë në Kosovë me e ndalë!?

– Vehbi ku janë ato 3 milion?

Të lutëm bash ne bëjmë shumë përpjekje për ti zbardhë keto, je i lutur që me i argumentu! Do i ndihmojshe shumë proqesit.

Por, Vehbiu është më i menqur se kaq!

Vehbiu për nga ajo çka përfaqson në debate e në disa tema, dhimbëshmërisht del të jetë siç thotë populli, e unë e shumë si unë e ju si gjeneratë e kohës, kemi dëgjuar shpesh në oda e ndeja nga pleq të menqur gjatë përjudhës së vështirë 1992-1999, duke thënë për tipat si ky “hiqu bir se ky del ma shka se shkau” e që sinqerisht nuk kisha dashur që asnjë shqiptar të jetë i tillë!

Populli do thoshte edhe atë proverbën mbi hajnin: Babë e zuna hajnin, tha biro lëshoje, tha po e lëshojë por ai nuk po më lëshon!

Për shumë të thëna e të paverteta që tha mbrëmë tash e pas, njeriu i nderuar, gazetari Ermal Panduri na e ka borxh një përballje të shpejt me debat argumentues!…

Deri atëherë e sa të kemi frymë, janë pikërisht tipat si ky e mirë që janë sepse arrijnë të motivojnë edhe kur nuk ke më asnjë pikë gadishmerie që me luftue për komb dhe të vërtetat e saj!

Ajo çka nuk të vret, të bënë më të fortë!

I dashur Vehbi, fjalë është e lirë por çmimi i saj është i shtrejt, e për çmimin e saj shumë njerz kanë dhënë ndjersë e mundë, sakrificë e gjak që ti NUK ke të drejt në aso mënyra me shpreh ulurimë nëpër studio televizive!

Tek e fundit insikti i vetmbrojtjës është unik dhe se kemi shpikur ne! Edhe ne jemi një farë pushteti në këtë vend, jemi pushteti qytetar që nuk lejojmë keso diskursi të gjuhës e cila të vetmën shkas e ka sa më shumë trubullina, dhimbje e lëndime pa shkas!

Miqsisht Vehbi, ndale zellin e pasion për të keq!

Shnet.

Tags: Vëllai i komandant Malishevës

Të ngjashme

Lajme

Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kulturë

Neviana Shehi: E tashmja reale, si pengesë!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet
  • Neviana Shehi: E tashmja reale, si pengesë!
  • Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin
  • Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!
  • Rusia nis një seri sulmesh mbi Ukrainën, lëshon 40 raketa

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.