[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veli Bytyçi: Koha për një Kuvend gjithëkombëtar?!



Kosova, aktualisht po kalon dite te veshtira, te rrezikshme e me shume te panjohura sa i perket te ardhmes se vet ekzistenciale e politike. Ka kohe qe lidershipi i saj politik e ka humbur busullen dhe eshte kthyer ne turme konfuze, e cila i ngjet nje tufe delesh apatike, pa ditur se kah te shkoj e çka te beje!
Si rezultat i kesaj, Serbia ka ndermarre jo vetem ofansive politike, por edhe mesymje agresive, duke provokuar e rrezikuar sovranitetin e vendit. Treni famoz provokues, arrestimi i Ramush Haradinajt, muri ndares ne Mitrovice, fjalori dhe retorika e vazhdueshme e Serbise kinse per rrezikimin e minoritetit serb ne Kosove, jane vetem disa veprime qe flasin per gjendjen teper te rende e provokuese ndermjet dy vendeve.
Çdo dite, nga lideret politike serbe, po degjojme te permendet fjala lufte! Luften e konfliktin e mundshem te armatosur po e permendin edhe disa lidere tane politik, bile edhe vet presidenti Thaçi e kryeministri Mustafa.
E ne çfar po bejme? A jemi gati te veprojme per ta ruajtur e mbrojtur sovranitetin e vendit?! Kosova ende nuk e ka ushtrine e vet, forcat e sigurise nuj jane te mjaftueshme dhe te pergatitura sa duhet nese rrezikohet teresia teritoriale e Kosoves.
Duke pare e analizuar te gjitha keto rrethana e faktore teper te rrezikshem, eshte e domosdoshme qe shqiptaret sa me pare te mobilizohen e organizohen ne shkalle kombetare per ta mbrojtur vendin ne rast se Serbia mesyen veriun e Kosoves, ne radhe te pare. Atje ne veri, ka te dhena te mjaftueshme se forcat serbe prej kohesh kane zhvilluar ushtrime ushtarake, te prira nga njerez qe kane marre pjese e kane kryer krime ne luften e Kosoves!
Duke pare te gjitha keto rrethana luftenxitese, mendoj se ka ardhur koha qe te organizohet nje kuvend gjithkombetar i shqiptareve, ku do te merrnin pjese perfaqesuesit e te gjitha trevave. Dhe ne ate kuvend do te duhej te merreshin vendime historike per ruajtjen dhe mbrojtjen e qenies kombetare, e jo per te sulmuar e rrezikuar te tjeret, por per te deshmuar se shqiptaret jane ne tokat e tyre dhe aty duan te jetojne ne paqe me te tjeret, por edhe ti mbrojne ato! Ne kete rast do te behej e ditur per te gjithe se ne rast se rrezikohet sovraniteti i Kosoves, shqiptaret do te reagojne te bashkuar, si komb, kunder cilitdo agresor qe mesyen Kosoven e pavarur!
Kete ide, permes ketij shkrimi, e lansova jo sepse desha te shes mend e te tregohem strateg, por para se gjithash qe te nxise nje debat publik dhe te shihen mundesite e nevojat per nje organizim te tille.
Mbetet te shihet ditet ne vijim se ka apo jo nevoje per nje kuvend te ketij niveli?!