Rinesa Maliqi e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka vdekur të hënën në Turqi, ku edhe po trajtohej. Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj, ku ka shkruar se së shpejti do të njoftojë edhe rreth ceremonisë së varrimit.
“Të Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. Njoftojmë miqtë, shokët, kolegët dhe farefisin e familjes Maliqi se sot me datë 26.04.2021, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jete vajza e axhes Rinesa Idriz Maliqi. Për kohën e varrimit do të njoftoheni më vonë për shkak se e ndjera ka qenë duke u trajtuar në Turqi”, ka shkruar familjari i të ndjerës.
Ndryshe, për Rinesën ishim mobilizuar edhe qytetarë për t’i dalë në ndihmë ku edhe ishte siguruar udhëtimi për shërim./Botapress/