[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vdes tragjikisht i riu shqiptar në Itali



Një 27-vjeçar, me banim në Cornigliano, në Xhenova të Italiasë, ka humbur jetën teksa ishte duke transportuar mobile për një kompani për të cilën punonte.

Siç raportojnë sot mediat lokale, Erion Myrtaj ra nga shkallët e një ndërtese në Certosa ditën e djeshme, ku po transportonte mobilje.

Raportohet se gjatë gjithë ditës, ai kishte thënë se kishte dhimbje të forta koke, por nuk e kishte lënë punën.

Pas rrëzimit, kolegët dhe më pas mjekët e urgjencës tentuan ti vinin në ndihmë, por nuk arritën ta mbanin në jetën.

Lidhur me ngjarjen, është hapur një hetim, që pritet të zbulojë ehe pse shefat e të riut shqiptar nuk e dhanë lejë të shkonte të largohej nga puna, duke qenë se shqiptari kishte thënë se ndihej keq.