Filozofi, historiani, gjuhëtari dhe kritiku letrar, Tzvetan Todorov, vdiç këtë të martë në Francë për shkak të komplikimeve që i solli një sëmundje neurodegjenerative, në moshën 77 vjeçare.
Mendimtari i lindur në Bullgari, por me origjinë franceze, konsiderohej si njëri ndër intelektualët më të mëdhenj bashkëkohorë. Ai punoi si profesor universitar dhe shkroi shumë vepra nga fusha e filozofisë, publicistikës e histories, shkruan BBC Mundo.