[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vdes prokurori që po hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit



Botapress 3 Mars – Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Enver Krasniqi ka vdekur rreth një orë më parë. Lajmin për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi e ka konfirmuar për KALLXO.com Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, i cili ka thënë se vdekja e tij ishte vdekje natyrale.

Kujtojmë se prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.