[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vdes njeriu i fundit që shkeli në hënë (FOTO)



Eugene Cernan – njeriu i fundit që shkeli në hënë në vitin 1972, ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare, ka njoftuar NASA përmes një postimi në Twitter.

I lindur në Çikago në vitin 1934, Cernan ka diplomuar në elektro-inxhinieri si dhe master në shkenca energjetike. Ai u zgjodh nga NASA në grupin e tretë të astronautëve në vitin 1963.

Cernan ishte komandanti i “Apollo 17” dhe njeriu i 11’të i cili shkeli me këmbë në hënë në misionin e NASA’s. Detajet rreth vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura ende, transmeton Gazeta Express.

Cernan ka qëndruar në hapësirë 566 orë e 15 minuta, nga të cilat 73 orë i ka kaluar në sipërfaqen e hënës, sipas NASA’s.

We are saddened by the loss of retired NASA astronaut Gene Cernan, the last man to walk on the moon. http://go.nasa.gov/2iEFt4w 

We mourn the loss of our friend Gene Cernan, the Last Man on the Moon and a hero for the ages. Godspeed the Commander of Apollo 17.