Një ushtar polak i KFOR-it ka vdekur dje nga një sëmundje natyrale, njofton KFOR-i në Kosovë.
Në njoftim të KFOR-it thuhet se dje ka vdekur nga shkaqe natyrore një anëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s ju ofroj ngushëllimet e mia. Ngushëllime për familjen dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për gjithë kontingjentin polak të vendosur në Kosovë”, thuhet në ngushëllimin e komandantit të KFOR-it Angelo Michele Ristucia.
Më tje në njofitm thuhet se NATO-ja do të mban zi për humbjen e një ushtari
“Jemi këtu për të mbështetur miqtë e tij. Kolegët e tij ushtarë, marinarë dhe të tjerë vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB-ja deklaroi gjeneralmajori Angelo Michele Ristucia.