Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Express se pas një aksidenti të ndodhur sot në mesditë në rrugën Lipjan-Shtime ka vdekur një person. Një person tjetër për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në QKUK.
“ Rreth orës 12:45, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime, respektivisht në afërsi të fshatit Grackë e vogël.Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura”, ka treguar Borovci
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë ai