Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur me inicialet J.I, i lindur në vitin 1946.
Në njoftimin e SHKK thuhet se për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre.
Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thuhet në njoftim.