Ka ndërruar jetë sot ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shyqyri Kika.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër nga ora 14:00, në varrezat e fshatit Lupç të Poshtëm të Podujevës.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë gjithë Kolektivi i Hekurudhave të Kosovës, shokët, miqtë dhe dashamirët se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë kolegu, shoku, Ushtari i Lirisë Shyqyri(Bajram) Kika. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 01.04.2022 në varrezat e Fshatit Lupç i Poshtëm në ora 14:00”, thuhet në njoftim./Botapress.info.