[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vdes ish- ministri shqiptar, bie nga kati i 7-të (FOTO)



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë e djeshme, ku një person ka rënë nga kati i 7 i një pallati ku ka gjetur vdekjen.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës, ku V.H. 65 vjeç, banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë i një pallati.

Rënia ka qenë fatale, pasi ai ka ndërruar jetë menjëherë.Viktima ka qenë në banesën e motrës së tij, i cili tek ballkoni ka hipur në një shkallë për të prerë degët e pemëve dekorative të mbjella në vazo, nga ku është rrëzuar në tokë.

Vladimir Hysi ka qenë ministër Rendi nga dhjetori i ’91 deri në prillin e ’92.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim, si ngjarje aksidentale.

Image result for Vladimir Hysi