Ka vdekur doktori dhe ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Lajmi është konfirmuar nga një koleg i tij, Besian Ibishi, me anë të një shkrimi në Facebook, i cili e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
“Vdes doktori dhe ish drejtori i Spitalit të Gjilanit Dr. Nysret Hajrullahu. Ngushëllime familjes dhe kolegeve. Zoti e mëshiroftë Dr.Nysretin”, tha Ibishi.