Vdes biznesmeni shqiptar, ishte themelues i kompanisë së njohur

Biznesmeni i fuqishëm nga Podujeva, Ismet Hajdari, ka ndërruar jetë. Hajdari ishte ndër themeluesit e kompanisë “Ananas Impex”.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania, përmes një postimi në Facebook. Varrimi i tij pritet të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat te Xhamia e vjetër në Podujevë.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkpunëtorët dhe të gjithë dashamirët e familjes sonë se ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, njëri nga themeluesit e kompanisë sonë Ismet (Ali) Hajdari.

Babai dhe vëllau jonë gëzoi respekt dhe dashuri nga të gjithë qytetarët e Podujevës dhe më gjerë fal mirësisë dhe urtësisë që kishte gjithmonë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot 19.04.2022 (e martë) në ora 17:00 në varrezat te Xhamia e vjetër Podujevë (afër ish Hotel Besiana)”, thuhet në postimin e kompanisë.

ngjashme