Aktroja e njohur, Mary Mara ka vdekur në moshën 61 – vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj për Page Six.
Policia tha se nuk gjeti shenja sulmi në trupin e viktimës e cila ishte mbytur në ujë.
“Trupi i Mary u gjet këtë mëngjes në lumin e saj të dashur St. Lawrence”, tha përfaqësuesi i saj për Fox News Digital. “Ajo u mbyt duke notuar”. Megjithatë, një autopsi do të kryhet ende në Zyrën e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Jefferson për të përcaktuar një shkak zyrtar të vdekjes.
“Mary ishte një nga aktoret më të mira që kam takuar ndonjëherë. Më kujtohet ende që e pashë në skenë në vitin 1992 në ‘Mad Forest’ jashtë Broadway. Ajo ishte energjike, qesharake dhe një person vërtetë i mirë. Të gjithë e donin atë. Ajo do të na mungojë”, tha menaxheri.
Edhe pse Mara luajti në mbi 20 filma, ekrani i vogël ishte vendi ku ajo gjente veten. Ajo dominoi zhanrin e dramës televizive me role në shfaqje të tjera të njohura si: “Nash Bridges”, “ER”, “Criminal Minds”, “The West Wing”, “Shameless”, “Lost” dhe “Star Trek: Enterprise”, ndër të tjera./Botapress.info/