Avni Dibrani ka vdekur, të enjten, pasi ka rënë nga lartësia derisa po punonte në një objekt në periferi të kryeqytetit.
Rrethanat e vdekjes ende nuk dihen derisa të dalin raportet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, raporton Klan Kosova.
“Me urdhër te prokurores kujdestare trupi është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, si dhe rasti është cilësuar hetim mbi vdekjen e që vazhdon të trajtohet”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Viktima, ish-veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u varros të premten në Revuq të Podujevës, sipas familjarëve, nuk kishte probleme shëndetësore.
“Me ato informacione që i dimë, veç na kanë thirre që është lënduar, o vra edhe qikaq ma shumë nuk dimë. Është marrë me Bujqësi, sa ka qenë koha e luftës ka qenë ushtarë i UCK-së edhe pas lufte nja 4 vite në TMK”, deklaroi vëllai i të ndjerit, Ali Dibrani.
Avni Dibrani ka lënë prapa bashkëshorten, vajzën 17 vjeçare dhe djalin 10 vjeçar.