[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vazhdon trendi i emërimeve të zëvendësministrave nga Kurti, deri tash janë 18 veta



 

Botapress, * Prill – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër. Kryeministri iu ka uruar suksese zëvendësministrave në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:
Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë,
Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 18 zëvendësministra.