• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vazhdon situata me zjarret në Kosovë, Policia e Kosovës jep detaje

nga Bota Press
5 Gusht, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për situatën me zjarre në vend, raporton Gazeta Botapress.

Në raportin e policisë, thuhet se dje në rrethana ende të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e një personi nga fshati Sankoc i Gllogocit.

Të njëjtit iu janë djegur hamullore dhe pylli në hapësirë prej tre hektarëve.

“Fsh. Sankoc, Gllogoc 04.08.2021-13:19. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit ku janë djegur hamullore dhe  pylli në hapësirë prej rreth tre hektarëve. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, thotë policia.

Në Lipjan ndërkaq, sipas policisë, në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit. Aty janë djegur 20 hektarë pronë shtetërore dhe 5 hektarë pronë private.

“Fsh. Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10.  Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e  zjarrfikësve  të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.  Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thotë policia.

Në Granaqicë, polica thotë se është përfshirë nga zjarri një objekt.

“Gushtericë e epërme ,Graqanicë 04.08.2021 -17:10 Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një objekti ndihmës pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, bën të ditur policia.

Telashe me zjarret ka pasur edhe në komunën e Vitisë.

Sipas policisë, në fshatin Ramjan, një person ka bërë të ditur se disa ara iu janë përfshirë nga zjarri.

“Fsh. Ramjan, Viti 04.08.2021-10:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se disa ara të papunuara  janë përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar”, thuhet në raport.

Në Gjilan ndërkaq, një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte ndezur në oborrin e tij një zjarr për t’i djegur mbeturinat e depos.

“Rr. Nato-99, Gjilan 04.08.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari  kosovar  pasi që i njëjti në oborrin e depos së tij kishte ndezur një zjarr për t’i djegur disa mbeturina të depos, por pasi që zjarri kishte filluar të merrte përmasa, me ndihmën e qytetarëve dhe njësitet policore, kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në fshatin Shurdhan të Gjilanit, policia ka bërë të ditur se një person i ka vënë zjarrin disa barishteve në hapsirë prej 2 ari.

“Fsh. Shurdhan ,Gjilan 04.08.2021-19:30 I dyshuari mashkull  kosovar  u kishte vënë zjarrin disa barishteve në një hapësirë prej rreth 2 ari ,të cilat ndodheshin në pronën e tije. I dyshuari ka arrit që ta lokalizojë vet zjarrin”, thuhet tutje në raportin 24 orësh.

Në fshatin Cernillë të Ferizajt, si pasojë e zjarrit janë djegut 50 hektarë hamullore të grurit.

“Fsh. Cernillë, Ferizaj 03.08.2021 – 18:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka”, thotë policia.

Në fshatin Softaj të Ferizajt si pasojë e zjarrit janë djegur 30 hektarë të hamulloreve të grurit.

“Fsh. Softaj, Ferizaj 04.08.2021 – 15:15. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka”, bëhet e ditur në rpaort.

Në Suharekë si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrit, ka shpërthyer nëj zjarr që është përhapur në kodrinat e dy fshatrave.

“Fsh. Peqan, Suharekë 04.08.2021-14:05. Raportohet se, si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan. Njësitet e zjarrfikësve janë duke  tentuar që ta shuajnë zjarrin”, thotë policia.

Në Gjakovë, një person ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

“Fsh. Qerim, Gjakovë 04.08.2021 – 06:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri  është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

Në Malishevë ka shpërthyer zjarri në një pronë ku janë djegur dy parcela me vreshta dhe pylli.

“Fsh. Lladroc, Malishevë 04.08.2021-14:47. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit kosovar, ku janë djeg dy parcela me vreshta dhe pylli në hapësirë prej rreth  5 hektarëve. Njësite zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Në Skenderaj, një person ka lajmëruar policinë, duke bërë të ditur se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri.

“Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 04.08.2021-12:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar”, thuhet në raport./Botapress/

Tags: Zjarret Kosoves

Të ngjashme

Aktuale

Ekspertë ushtarakë drejt Bosnjës: S’lejojmë që Ballkani të bëhet shesh loje i Putinit

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Aktuale

Alarmante: Sërish numër i lartë i rasteve me Covid-19 në Kosovë

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Aktuale

Huqja qesharake e Qeverisë Kurti në njoftimin e vendimit të djeshëm për targat

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Aktuale

Edhe Trepça u ofron punëtorëve pensionim të parakohshëm

nga Bota Press
30 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Mimoza Kusari ‘e zbulon’ shkaktarin e rritjes së çmimeve në Kosovë
  • Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve
  • Asambleisti i VV-së i arrestuar për korrupsion bërtiste nëpër rrjete sociale kërkonte Vetting
  • Ekspertë ushtarakë drejt Bosnjës: S’lejojmë që Ballkani të bëhet shesh loje i Putinit
  • Jashari i OVL-UÇK’së lypë nga të zgjedhurit e popullit t’ia kallëxojnë vendin Hekuran Muratit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.