[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vazhdon me të madhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare në Kosovë



Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar mbetet një shqetësim kryesor në vend. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, pra që nga 1 janari deri më 28 shkurt, në Policinë e Kosovës janë regjistruar 13 raste të tilla.

Kështu thuhet në një përgjigje të PK-së për Indeksonline.

“Bazuar në kërkesën tuaj, në vazhdim gjeni te dhënat lidhur me veprën penale nga neni 414 “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” te Kodit Penal te Republikës së Kosovës, për periudhën kohore 01.01.2021-28.02.2021 të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Për këtë periudhë kohore janë regjistruar 13 raste nga neni 414 “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” i KPRK-së”.

Keqpërdorimi me detyrë zyrtare nuk është një dukuri e re, madje kjo gjë është e pranishme pothuajse në çdo shtet, pavarësisht nga zhvillimi i tij.

Personat që kryejnë këtë vepër penale, duke tejkaluar kompetencat e tyre, sipas Kodit Penal të Kosovës, dënohen me burgim prej një deri në tetë vjet./