Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar katër rastë të dhunës në familje në nivel vendi, shkruan Gazeta Botapress.
Një rast ka ndodhur në Pejë, një në Gjilan, një në Mitrovicë si dhe një në Leposaviq.Në rastin e raportuar në Pejë me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në tretman mjekësor-psikiatrik. Në rastin e raportuar në Gjilan me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rastin e raportuar në Mitrovicë me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa në atë në Leposaviq me urdhër të prokurorit rasti është proceduar me procedurë të rregulltë.
Këtu keni rastet e plota nga komunikata e Policisë së Kosovës.
“Pejë 03.02.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor. Bazuar në gjendjen shëndetësore i dyshuari dërgohet në tretman mjekësorë-psikiatrik dhe i njëjti është në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në njoftim.
“Gjilan 02.02.2022 – 07:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
“Mitrovicë 03.02.2022 – 10:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti edhe kishte ndaluar nga vijimi i shkollimit vajzën e tij. Ankuesja është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
“Leposaviq 03.02.2022 – 22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Botapress.info/