Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar mocionin procedural të Lëvizjes Vetëvendosje për shmangie të rregullores, për të përfshirë në rend të ditës votimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Pro saj votuan vetëm 60 deputetë, ndërsa partitë opozitare u shprehën kundër një vendimi të tillë.
Abelard Tahiri i thotë Kurtit: Mos i bëni gabimet e njëjta
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë që t’i lërë nipat për dasma, e mos t’i vendos nëpër instiucionet e vendit.
Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar që të futet në rend të ditës ratifikimi i anëtarëve të KShC-së.
“E kundërshtojmë që sot të vendoset në rend të ditës një çështje të tillë, kjo çështje duhet të kthehet në pikën zero. Mendojmë që duhet të ndalet kjo qasje Ad-Hoc”, tha ai.
Tutje, Tahiri i tha Kurtit që nëpër institucionet e Kosovës t’i vendosin profesionistët dhe jo nipat.
“Ia përkujtojmë kryeministrit, që në mesin e këtyre njerëze është edhe njëri nga nipat e juve, dhe është mrie që nipat me i lon për dasma dhe neja familjare e jo me i pru nëpër institucione të rëndësishme, sepse në fund të fundit këtë e keni propozuar edhe mbi këtë bazë keni arrit me i bind njerëzit që nipat janë institucione dhe i keni fitu zgjedhjet. Mos i bëni gabimet e njëjta, lej nipat për dasma e neja familjare dhe bjeri profesionistët në institucionet”, tha Tahiri.
Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.
Vitia: MSh ka iniciuar procedurën e kontraktimit të insulinave për periudhën katër mujore
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se kjo ministri ka iniciuar procedurat për kontraktimin e insulinave për një periudhë katër mujore. Këtë deklaratë Vitia e bëri pas pyetjes parlamentare që adresoi në seancën e sotme deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj.
Ai tha se blerja e këtyre insulinave kishte nisur në vitin e kaluar por kjo procedurë ka pasur shumë probleme.
Vitia: MSh ka iniciuar procedurën e kontraktimit të insulinave
“Inicimi i procedurës për kontraktim të insulinave ka filluar në vitin e kaluar kjo procedurë për shkak të shumë problemeve fatkeqësisht është e papërfunduar. Bazuar në ligjin e Prokurimit Publik, MSh e ka pasur të pamundur të filloj me procedurat për kontraktim të njëjtit produkt në kohë të njëjtë dhe me njoftimin nga departamenti i prokurimit 12.05/ 2021 se ka përfunduar procesi i vlerësimi dhe lënda është procedura. MSh ka kërkuar inicimin e procedurës së kontraktimit të insulinave për një periudhë katër mujore, kjo procedurë është në proces dhe presim që brenda muajit të kontraktohet sasi e mjaftueshme deri në përfundimin e procedurës së lartë cekur”, tha Vitia.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se Kosova ka një qeveri dhe është shtet, prandaj tha se mos po teprohet duke u furnizua me insulina dhe vaksina nga Shqipëria.
Kadijaj: Mos po teprohet duke u furnizua me vaksina dhe insulina nga Shqipëria
“Jeni ministër dhe duheni me bë zgjedhje sepse në vazhdimësi qytetarët po na drejtohen për mungesë të insulinave dhe qytetarët po detyrohen të gjendje zgjidhje në Republikën e Shqipërisë, mirë që e kemi Shqipërinë edhe për vaksina edhe për insulina, por mos po e teprojmë. E kemi një qeveri dhe një shtet dhe duhet t’i sigurojmë edhe vaksinat dhe insulinat”, tha ajo.
Kadrijaj pyet Qeverinë: Pse nuk reaguat për mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse shoviniste
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim lidhur me mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse në kampsuin universitar të Prishtinës.
Kadrijaj në seancën e sotme plenare tha se kjo kishë është nacionaliste dhe burim i shovinizmit
Kadrijaj: Qeveria e Kosovës nuk kishte as një reagim dhe nuk kishte informacione se është mbajtur mesha
“Dje në kampusin universitar u mbajt një mesh, liturgji në një kishë ortodokse, e cila është nacionaliste dhe burim i shovinizmit të ndërtuar ilegalisht. Ndërsa Qeveria e Kosovës nuk kishte as një reagim dhe nuk kishte informacione se është mbajtur. Çfarë qeverie është kjo që nuk ka informata se çfarë po ndodh në Kosovë”, tha ajo.
Seanca e Kuvendit po vazhdon, ku ndër të tjera pritet edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
“E keni kallë Parlamentin”, kështu i thotë Musliu Qeverisë Kurti
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit ka kritikuar mungesën e ministrave të Qeverisë Kurti në seancat plenare.
Ajo ka kërkuar nga kryeparlamentari Konjufca e po ashtu edhe nga kryeministri Kurti që t’ua tërheqë vërejtën ministrave për këto mungesa.
Madje, Musliu ka thënë se sa Vetëvendosje ishte në opozitë, kur mungonit ministrat e Qeverisë në Kuvend, ata e “kallnin Parlamentin”.
Ndryshe, shumë deputetë si të opozitës, ashtu edhe të pozitës u detyruan të mos bëjnë pyetjet e tyre për shkak të mungesës së ministrave në seancë.
Ish ministrja e Arsimit kritikon Nagavcin, fton prokurorinë të merret me çështjen e bursave me kolegjin në Selanik
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajarmi ka kritikuar ministren e Arsimit (MAShTI), Arbërie Nagavci për nënshkrimin e marrëveshjes me Kolegjin City të Jorkut në Selanik, për financuar nga buxheti i shtetit 60 bursa për studime në një universitet privat.
Këtë vendim, ish ministrja e Arsimit e quajti të dëmshëm dhe pa mençur, për të cilën ftoi edhe Prokurorinë e Shtetit të merret.
Bajrami: Pse u bë kjo marrëveshje, interes i kujt është?
“Pse u bë kjo marrëveshje, interes i kujt është, pasi dihet qartë se nuk është interes shtetëror dhe as interes i studentëve. I bëjë thirrje kryeministrit që t’i kërkojë raportit ministres së Arsimit, që kjo marrëveshje të rishikohet dhe anulohet menjëherë. Ky është keqpërdorim i buxhetit dhe ka qenë i tillë prej vitit 2009. Mirëpo pse u vazhdua nga ju. Ndoshta në këtë biznes së Ministrisë së Arsimit ka punë edhe nga Prokuroria e Shtetit dhe kur thirreni në ndryshim ky ishte një ndryshim i keq”, tha Bajrami në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e sotme.
Por, ministrja Negavci tha se kolegji është pjesë e kampusit evropian të Universitetit të Jorkut, dhe se diplomat lëshohen nga njëjti.
Nagavci: Kemi përjashtuar nga mundësia e përfitimit çfarëdo personi që mund të ketë konflikt interesi
“Kolegji është pjesë e kampusit evropian të universitetit të Jorkut, diplomat lëshohen nga ai. Nëse e shohim për rangimin, atëherë besoj se duhet të shikohet i universitetit që i pranojnë studentët e që është i ranguar i 133-ti. Për më shumë ajo që e përmenda është e rëndësishme se ne kemi përjashtuar nga mundësia e përfitimit çfarëdo personi që mund të ketë konflikt interesi, siç ka ndodhur në të kaluarën” , iu përgjigj ajo.
Vitia e mirëpret nismën e PDK-së për ligjin për rregullimin e çmimit të barnave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka mirëpritur iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës për ligjin për rregullimin e çmimit të barnave.
Vitia tha se Qeveria dhe ministria kanë vullnet dhe guxim që kjo çështje njëherë e përgjithmonë të rregullohet me ligj.
Vitia: Kjo çështje duhet të zgjidhet me ligj e jo me udhëzime administrative
“Qeveria dhe MSh në veçanti nga fillimi e ka future Ligjin për rregullimin e çmimit të barnave dhe kjo do rregullohet njëherë e përgjithmonë me ligj iu garantoj edhe juve dhe iu falënderoj për bashkëpunimin dhe pres bashkëpunim nga të gjitha subjektet politike ta bëjmë këtë. Iu garantoj se e kem guximin dhe vullnetin por do e kemi edhe dijen që kjo të rregullohet njëherë e mirë përgjithmonë jo me udhëzim administrative, por me një ligj I cili do të vinte pikë njëherë e përgjithmonë abuzimit me çmime të barnave”, tha Vitia.
Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar ligjin për rregullimin e barnave medicinale dhe këtë e bëri të ditur deputeti i kësaj partie, Uran Ismajli në seancën e sotme të Kuvendit.
Për këtë çështje Konjufca e këshillon Haki Abazin
Deputeti i LVV-së, Haki Abazi në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për aksidentet rrugore.
Ai ka thënë se të shpejta duhet të jenë veprimet e institucioneve.
“Ngjarjet e vikendit të fundit ku një familje u shua si rezultat i aksidentit, për një vozitje “pa kokë”, nëse mund të quhet është vetëm një alarm për atë se cka po ndodh në rrugët tona”, ka thënë ai.
Sipas Abazit, kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë nga institucionet.
“Kjo duhet të jetë urgjencë për veprim institucional, për të mos qenë spektator për atë se çka po ndodh”, tha ai, duke folur me shifra për aksidentet rrugore.
“Në këtë gjashtë mujor, janë 900 raste më shumë. Persona të lënduar në këtë vit, janë 1 mijë e 869 se sa në vitin 2019-të”, shtoi ai.
Pasi që Abazit nuk i dolën minutat për të folur për këtë çështje, kryeparlamentari Glauk Konjfuca e ka këshilluar që t’i ndajë këto të dhëna me ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçlën.
Mehmeti-Selimi ka disa fjalë për luftën
Deputetja e Lëvizje Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi ka kërkuar nga institucionet e vendit të ruajnë memorien historike për çlirimin e vendit nga okupatori serb.
Në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës të seancës së sotme, deputetja tha se duhet të bëhet më shumë edhe për mirëmbajtjen memorialëve përkujtimore.
“Institucionet nuk e kanë bërë punën e mjaftueshme që memoria historike të ketë mirëmbajtjen më të mirë të mundshme. Flamuj kombëtar të grisur nga era, apo barë i thatë mbi varreza. Lula dhe kurora të shpërndara gjithandej dhe disa raste pllaka të thyera. Për shoqërinë tonë janë plagë më të rënda sesa plagët që morën të rënët në luftë. Në këto dy përvjetorët e fundit të çlirimit të Kosovës ishte pandemia që na ndau në akademinë përkujtimore, por asgjë nuk duhet të na ndalte që rrugicat deri tek varret e dëshmorëve të ishin më të pastruara dhe shtruara”, tha ajo.
Seanca e Kuvendit po vazhdon, ku ndër të tjera pritet edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Tahiri i drejtohet Qeverisë: Ndaleni dorën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Vetëvendosja me arrogancën e numrave po tenton që të kap të gjitha institucionet e pavarura të Kosovës duke punësuar militantë partiakë
Tahiri në seancën e Kuvendit tha se është duke u parë qartë se punësimet janë partiake.
“Tendencën e partizimit respektivisht kapjen e instituconeve të pavarura të Kosovës. Sa i përket punësimeve që kanë ndodhur në ministri dhe qeveri ne e kemi marrë me shqetësim. Shihet qartë që ka punësime, por janë punësime politike pavarësisht se kanë deklaruar se nipat janë për dasma.Kur ju pëlqen kritika e shoqërisë civile i keni duartrokitur, kur iu pëlqen rekrutimi nga ambasadat i duartrokitni, në momentin që ju japin rekomandime thoni s’janë të mirë”, ka thënë Tahiri.
Tutje shefi i deputetëve të AAK-së, i ka kërkuar partisë në pushtet që të ndalë me punësime në agjencione të pavarura.
“Ju lutem ndaleni dorën kur punësoni në agjencionet e pavarura, por po ju thojmë agjencione të Lëvizjes Vetëvendosje. I kemi dy gjykatës të Kushtetueses që kemi me i zgjedh, e kemi shefin e Agjencisë Kundër Korrupsion, të aplikojnë ata me integritet dhe të mos kemi dikë partiak. Nëse praktika shkon me i kap këto institucione nuk i bëni hajt as qeverisë Kurti as VV-së”. tha Tahiri.
Ismaili ka dorëzuar një draft të Ligjit final për Rregullimin e Barnave
Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka propozuar dhe dorzuar një draft të Ligjit final për Rregullimin e Barnave.
Ai në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit tha se ka korrupsion dhe abuzimi me barnat në Kosovë.
“Ftoj Qeverinë dhe Ministrin Vitia mos e vononi vendimin e Qeverisë për këtë ligj. Duhet që ta përkrahim këtë ligj,ta ruajmë xhepin e qytetarëve.
Abuzimi dhe korrupsion po bëhet me barnat. Do e dorozojë një draft të këtij ligji. Për më tepër, qytetarët tanë kanë paguar 10 milionë euro më shtrejt pëer blerje të barnave në vit”, tha Ismaili.
Ai shtoi se barnat e njëjta, por me çmime të ndryshme blihen gjatë ditës, dhe çmime të ndryshme blihen gjatë natës.
“Qytetarët e Kosovës ende blejnë më shtrejt në barnatoret e tyre sesa qytetarët në Shqipëri e Maqedoni. Qytetarët blejnë barna të njëjta me cmime të ndryshme ditën dhe cmime të ndryshme natën. Kanë çmime të ndryshme në qytet, e ndryshe në fshtara. Sa më i varfër e sa më në hall qytetari, aq më i lartë çmimi i barnave”, shtoi Ismaili.
Deputetja e Lëvizje Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi ka kërkuar nga institucionet e vendit të ruajnë memorien historike për çlirimin e vendit nga okupatori serb.
Në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës të seancës së sotme, deputetja tha se duhet të bëhet më shumë edhe për mirëmbajtjen memorialëve përkujtimore.
Mehmeti-Selimi: Institucionet nuk e kanë bërë punën e mjaftueshme që memoria historike të ketë mirëmbajtjen më të mirë
“Institucionet nuk e kanë bërë punën e mjaftueshme që memoria historike të ketë mirëmbajtjen më të mirë të mundshme. Flamuj kombëtar të grisur nga era, apo barë i thatë mbi varreza. Lula dhe kurora të shpërndara gjithandej dhe disa raste pllaka të thyera. Për shoqërinë tonë janë plagë më të rënda sesa plagët që morën të rënët në luftë. Në këto dy përvjetorët e fundit të çlirimit të Kosovës ishte pandemia që na ndau në akademinë përkujtimore, por asgjë nuk duhet të na ndalte që rrugicat deri tek varret e dëshmorëve të ishin më të pastruara dhe shtruara”, tha ajo.
Seanca e Kuvendit po vazhdon, ku ndër të tjera pritet edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ka filluar seanca e Kuvendit ku në rend dite është raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.
Në sallë janë prezent një numër i vogël i deputetëve. Nga Grupi Parlamentar i LDK-së prezentë është në seance vetëm deputetja Valentina Bunjaku, nga AAK-ja vetëm Ramush Haradinaj.
Kurti po raporton para deputetëve pak ditë para takimit që do të mbajë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin.
Kryeministri Kurti raporton para deputetëve për dialogun me Serbinë
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të rregullt plenare.Seanca e sotme do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetje parlamentare. Pikë e radhës e rendit të ditës do të jetë diskutimi mbi ecurinë e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, sipas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.
Seanca do të vijojë me shqyrtimin e propozim-vendimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.
Debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, ndërkaq, do të zhvillohet ditën e hënë, më 14 qershor 2021./Botapress/