[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vazhdojnë problemet për Xhakën, akuzohet për racizëm (Foto)



Granit Xhaka është intervistuar nga policia angleze pas një ankese të një punonjësi të aeroportit Heathrow

Sky Sports shkruan se Xhaka kishte bërë një fyerje raciste ndaj një punëtori dhe për këtë është intervistuar nga policia.

“Policia ishte thirrur në orën 19:29 të hënën, më 23 janar nën akuzën se një anëtar i stafit ishte abuzuar nga pikëpamja raciste në Aeroportin Heathrow, Terminali Pesë. Thirrja ishte bërë nga një palë e tretë. Policia kishte folur me një burrë rreth të 20-ave. Ai nuk është arrestuar. Vullnetarisht kishte shkuar në stacionin e policisë në Londër ku është investuar. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Skuadra e Arsenalit nuk e ka komentuar këtë incident, pasi thonë se është çështje private. /Express/