[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vazhdojnë përplasjet LDK–VV për ndërtimet pa leje (Video)



70 dosjet e kryeministrit Isa Mustafa me dyshimet për keqpërdorim të rreth 28 milionë eurove, për 49 ndërtesa në kryeqytet vazhdojnë të jenë në stazen e njejtë të hetimit.

Ato janë dorëzuar para dy vjetëve, dhe që nga atëherë ka vetëm një aktakuzë të ngritur nga 10 inspektorë të komunës së Prishtinës.

Asambleisti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Flamur Shala ka thënë se me këto shkelje duhet të mirren organet e drejtësisë dhe jo zyrtarë komunal e as kryetari i komunës Shpend Ahmeti.

Shala ka thënë se shkeljet mund të ndodhin, dhe kanë ndodhur por që me to duhet të merret gjyqësia dhe jo Ahmeti

Ai ka shtuar se ndërtime pa leje ka edhe në mandatin e Ahmetit, duke drejtuar kritika të ashpëra edhe për shkeljet e Ahmetit në arsim.

Shala ka përmendur 9 vendime të paligjshme, që i ka nënshkruar kryetari i komunës për drejtor dhe zëvendës drejtor të shkollave në Prishtinë, ku asnjë drejtoreshë e çerdheve nuk është kthyer në vendin e vet të punës.

Ahmeti, sipas tij ka bllokuar gjithashtu të gjitha ndërrmarjet publike.